Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë. Ai është shprehur se krijimi i këtij grupi pune është një hap i rëndësishëm për bashkimin e PD. Alibeaj është shprehur se është në pritje që edhe pala tjetër e PD-së të reagoj pozitivisht.
“Çelësi imoralit është mirëkuptimi. Të ecim para me mirëkuptim. Vendimi, qëndrimi i grupit e tregon këtë. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatave, tentativave të mira për të shkuar drejt bashkimit. Një grup pune me instancat e partisë. Presim sinjalet nga grupi tjetër,” u shpreh Alibeaj