Përfundon mbledhja e kryesisë/ Rama: Punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së, por e popullit shqiptar!

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama deklaroi pse punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, por e popullit shqiptar. Kreu i qeverisë zbardhi çështjet e diskutuara në mbledhjen e kryesisë për zgjedhjet e 25 prillit dhe foli për analiza të rezultateve..

“Një proces tjetër të transformimi të brendshëm dhe hapjeje dhe në bazë të disa vendimeve puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër, për të verifikuar cilësinë e përfshirjes të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria pavarësisht moshës dhe për të krijuar një bazë të re për të ecur më tutje”, tha Rama.

Sa i përket punësimeve, ai theksoi se nëse në shërbimin civil kemi garantuar tanimë që proceset e rekrutimeve kalojnë në kanale ligjore përmes konkurseve të Departamentit të Administratës Publike, në pjesën tjetër të administratës kemi një problematikë serioze.

“Ajo do të nënvizoja shumë të rëndësishme nga kjo mbledhje dhe që falë jush do ta ndaja me të gjithë publikun, por në radhë të parë me të gjithë familjen tonë politike në territor është një vijë e kuqe e cila është vendosur fortë në kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS. Janë pronë e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe i gjithë strukturave ekzekutive të Republikës së Shqipërisë bazuar në kushtet dhe ligjet në fuqi. Ta kenë të qartë të gjithë këtë gjë. Kjo nuk është propagandë, është vija ndarëse që do na garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së administratës shtetërore në raport me publikun. Nëse në shërbimin civile kemi garantuar tanimë që proceset e rekrutimeve kalojnë në kanale ligjore përmes konkurseve të Departamentit të Administratës Publike, në pjesën tjetër të administratës kemi një problematikë serioze të trashëguar në 30 vjet, por duhet ta qasim me forcë dhe vendosmëri”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *