Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, e cila nisi pak më shumë se një orë më parë.
Kryesia do të mblidhet sërish më datë 25 mars për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të “14 Majit”.
KQZ ka bërë me dije se data 27 mars, është data e fundit për regjistrimin e kandidatëve nga partitë përkatëse, si dhe listave për anëtarët e Këshillit Bashkiak.