Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e mbledhur pak minuta më parë në selinë rozë.
Pas përfundimit të mbledhjes kryeministri Rama është ndalur të flasë për mediat.
Gjatë fjalës së tij ai zbuloi se ditën e sotme kanë nisur bisedimet zyrtare për presidentin e ri, si edhe është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve në parti.
“Sot diskutuam për procesin në hyrje në zjgehdjet në parti për kryetarët e gjitha njesive dhe në asamblenë kombëtare do të miratojmë një sërrë dokumentash që sot u miratuan në kryesi që vijojnë2 nga kongresi pas ndryshimet statusore në funksion të rregullave të funksionimit të partisë.
Patëm info nga grupi i posacëm dhe sot kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e shqipërisë në përpjekje për të identifikuar nj figurë që të ketë kjosnensus më të gjerë se shumica jonë.
Nëse ka vullnet shanset janë të mira, ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së presidentit që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli cmenudrie në krye të shtetit”, tha Rama.