Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt ku u zhvilluan diskutime për mënyrën e daljes në zgjedhjet e 14 majit.
PD ka propozuar kandidimin e Roland Bejkos dhe Jonila Godoles në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë mbledhjes janë zhvilluar diskutime se si duhet të veprojnë në zgjedhjet e 14 majit për bashkimin e demokratëve.
Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive, gjë që sqaron edhe caktimin e dy emrave për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë Jorida Tabaku tha se nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës!