Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, deputetët Flutura Açka dhe Arbi Agalliu konfirmuan qëndrimet e tyre. Këto të fundit ato i kanë shprehur edhe gjatë mbledhjeve të tjera, nën drejtimin e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj.
Ata thanë se do të mbështesin vetëm kandidatët që do të garojnë me siglën dhe me logon e Partisë Demokratike duke refuzuar të japin një përgjigje të qartë se çfarë qëndrimi do të mbajnë, si Açka në Elbasan dhe Agalliu në Vlorë, ndaj kandidatëve që kanë dalë nga primaret.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth mënyrës së organizimit dhe shpërndarjes së deputetëve, por dhe funksionarëve të tjerë të Partisë Demokratike në terren për fushatën e 14 majit.