Përfundon misioni 20-vjeçar/ Avioni i fundit amerikan largohet nga Kabuli! Talibanët krisin armët nga gëzimi (Video)

Raportohet se avioni i fundit amerikan sapo është larguar nga Kabuli

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby i cili shprehet se se forcat amerikane tani janë larguar nga Afganistani. Gjenerali McKenzie thotë se ata së shpejti do të japin një fotografi të aeroplanit të fundit që largohet nga Afganistani.

“Tërheqja e sotme nënkupton si fundin e komponentit ushtarak të evakuimit, por edhe fundin e misionit gati 20 -vjeçar që filloi në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001. Eshtë një mision që e solli drejtësinë Osama Bin Ladenin së bashku me shumë bashkëpunëtorët e tij të Al Kaedës ”, tha gjenerali McKenzie.

“Kostoja ishte 2461 ushtarë amerikanë dhe civilë të vrarë dhe më shumë se 20,000 të cilët u plagosën. Mjerisht, kjo përfshin 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan të cilët u vranë javën e kaluar nga një sulmues vetëvrasës i rastit të ISIS. “-shtoi ai.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha paraditen e sotme se 300 qytetarë amerikanë që prisnin të largoheshin. Rreth 6,000 amerikanë janë evakuuar nga Afganistani që nga 14 gusht. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i afganëve të evakuuar është 122 mijë.

Largimi i trupave amerikane nga Afganistani ka sjellë festë në Kabul. Mediat e huaja raportojnë se të shtëna janë dëgjuar në kryeqytetin afgan fill pas largimit të avionit të fundit të SHBA me trupat e fundit ushtarakë.

Këto duhet të jenë të shtënat e para që sinjalizojnë një festë dhe jo një sulm terrorist të radhës. Tashmë aeroporti i Kabulit është i gjithi i talibanëve të cilët pritet që gjatë kësaj jave të shpallin qeverinë e re.

/Burimi BBC/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *