Përfundon ndeshja, Izraeli fiton me përmbysje ndaj një Shqipërie me dy fytyra (Video)

Shqipëria humb ndeshjen e dytë në grupin e dytë në Ligën e Kombeve. Është Izraeli që përmbysi 1-2 në “Air Albania” dhe merr kryesimin. Keqardhje e madhe për tifozët kuqezi, që kishin mbushur stadiumin. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por nuk mjaftoi forma e mirë e Brojës me shokë.
Kuqezinjtë morën frenat e lojës në dorë që në fillim dhe nisën të ushtronin presion. Në minutën e 20-të, Uzuni është penguar në zonë, por nuk ka penallti. VAR nuk e konsideron të tillë. Më pas, ka 11 metërsh pas një prekje me dorë në aksionin në vijim. Broja bëhet gati të gjuajë, arbitri shkon te monitori i VAR dhe nuk ka penallti. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë vjen penalltia që nuk mund të kishte dyshime. Balliu futet mirë në zonë dhe ka ndërhyrje të parregullt ndaj. Arbitri i sigurt, drejton dorën nga pika e bardhë. Gjuan Broja nga 11-metërshi dhe gol!

E dyta nis me një ritëm më të ngadaltë. Në minutën e 58-të Izraeli barazon shifrat pas një kundërsulmi, Solomon mposht Berishën. Për të ardhur në minutën e 73-të, kur miqtë shënojnë sërish dhe përmbysin në 1-2. Është përsëri Solomon që na ndëshkon. Tri minuta më pas Hysaj shënon, por VAR jep pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë përpiqen deri në fund të paktën të shmnagin humbjen, por nu kia dalin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *