Përfundon numërimi në Shkodër, PS dhe Tom Doshi marrin 30 mandate

Në bashkinë e Shkodrës ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Partia Socialiste pasi fitoi zgjedhjet me kandidatin Benet Beci duke përmbysur bastionin historik të së djathtë, ia del që të renditet edhe forcë e parë si subjekt politik me 17963 vota, të cilat përkthehen në 18 mandate.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” me 13177 vota renditet i dyti, duke dërguar në këshill 13 të zgjedhur nga lista emërore.

Forcë e tretë në Shkodër është Partia SocialDemokrate e Tom Doshit. PSD ka arritur të marrë 12908 vota, të cilat përkthehen në 12 mandate në këshill.

Me 5670 vota të përkthyera në 5 mandate, Partia Demokratike e Vulës që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj renditet forcë e katërt në Shkodër.

Ndërkohë me nga 1 anëtar do të përfaqësohen në këshillin bashkia edhe Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Fryma e Re Demokratike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *