Në Bashkinë e Peqinit ka përfunduar numërimi i kutive. Sipas të dhënave të KQZ-së, janë numëruar të 46-ta kutitë.
Mësohet se me 6400 vota ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Bukurosh Maçi.
Ai ka lënë pas kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Mustafa Pashja me 4677 vota.