Përfundon pa asnjë problem “Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë”

Ka përfunduar pa asnjë problem turi çiklistik i cili u zhvillua nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.

Sakaq, në përfundim të turit çiklistët kanë ndaluar në Fier dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë së Fierit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e aktivitetit.

Njoftimi i Plotë:

Fier

Përfundon pa asnjë problem turi çiklistik që zhvillua në disa qytete.

Mesditën e sotme, përfundoi në qytetin e Fierit, aktiviteti sportiv “Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë”, i cili u zhvillua nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.

Drejtoria e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë, “Shqiponjat” dhe Patrullat e Përgjithshme, mori masa për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për çiklistët.

Në përfundim të turit, çiklistët kanë ndaluar në Fier dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë së Fierit dhe nëpërmjet tyre të gjitha strukturat e Policisë së qarqeve të tjera që u angazhuan në mbarëvajtjen e këtij turi, i cili u përmbull pa asnjë problem, falë masave të marra nga ana e Policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *