Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Francë-Australi, e vlefshme për Grupin D të Kupës së Botës. “Gjelat” e panë veten në disavantazh pas 9 minutash lojë. Një dalje e bukur e “kangurëve” dhe Guduin shënoi golin e avantazhit, teksa Lukas Hernandez pësoi dëmtim direkt, pasi në atë aksion kapi gjurin keq dhe i la kundërshtarit avancimin dhe krosin.
Franca reagoi shpejt dhe në minutën e 27 barazoi shifrat. Nga një goditje këndi, topi përfundoi larg zonës, ku Teo Hernandez e stopoi dhe hodhi një super krosim brenda zonës, kur Adrien Rabiot me kokë nuk fali dhe shënoi.
Franca mori zemër. “Gjelat” fituan topin dhe menjëherë finalizuan me Zhiru, që tashmë është vetëm 1 gol larg rekordit absolut te golashënuesit më të mirë të Francës, Henri.