Ka përfunduar pjesa e parë e miuqësores së luksit që po zhvillohet në “Air Albania”. Italia ka mundur Shqipërinë me rezultatin 1-2. Kuqezinjtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 16 me Ardian Ismajlin. Topi u ndal pas shpinës së Meret.
Avantazhi i kuqezinjve zgjati vetëm 4 minuta. Pas një rivënie anësore, mbrojtja kuqezi nuk u pozicionua mirë dhe Di Lorenco tundi rrjetën duke barazuar shifrat.
Në minutën e 25 erdhi gabimi i radhës i kuqezinjve. Raspadori kaloi me lehtësi Kumbullën dhe pasoi për Grifon, i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës.
Në minutën e 42, Tonali la fushën e lojës, pasi mesfushori i Italisë përplasi kokën në tokë.
Shqipëria dhe Italia përballen për të katërtën herë që prej vitit 2014 me njëra-tjetrën.
Tre përballjet e mëparshme, mes tyre dy për kualifikueset e Botërorit janë fituar nga”Axurrët”.