Përfundon pjesa e parë/ “Tulipanët” nuk përmbahen, Holanda tund rrjetën e Ekuadorit me talentin e shumëkërkuar

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së grupit A mes Holandës dhe Ekuadorit. Takimi që po luhet në Doha nisi menjëherë me gol. Ishin holandezët që goditën të parët dhe zhbllokuan rezultatin pas 6 minutash lojë.

Ishte talenti Gakpo, i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje të jashtëzakonshme. Jo më kot 23-vjeçari është një nga më të kërkuarit në merkato.

Holanda është favorite në letër në këtë duel, ndërkohë një fakt interesant është se Ekuadori ka realizuar më shumë goditje nga këndi në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit. Mustafa Ghorbaldo është arbitri i sfidës së sotme. 37-vjeçari bëri debutimin e tij në divizionin e parë algjerian në vitin 2011 dhe ka vazhduar të drejtojë disa turne të mëdhenj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *