Partia Socialiste kryeson me 55.3% deri tani në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa PD dhe LSI kanë marrë deri tani 42.8%. Në Këlcyrë dhe Memaliaj ka përfunduar procesi i numërimit. Në Këlcyrë, PS- 1750, PD- 1070 vota, LSI- 509 vota, PSD 38 vota.
Ndërkohë Dropulli ka 17 kuti nga 37 të numëruara. Në Gjirokastër janë 103 kuti të numëruara. Në Gjirokastër procesi i numërimit është pezulluar për të rinisur në orën 10.