Ka përfunduar procesi i votimi në Qendrën e Votimit 1690 në Kzaz 31, që u hap në burgun 325 në ‘Ali Dem’. Sekretari i komisionit Olti Pashaj ka deklaruar se të 31 gratë të cilat ishin në listën për të votuar kanë marrë pjesë dhe kutia do të dorëzohet në KQZ në orën 19:00.
“Procesi ka shkuar shumë mirë dhe kanë ardhur për të votuar të gjithë personat e pajisur me dokumentacion të rregullt. 31 gratë që ishin në listë për të votuar dhe kanë votuar të gjitha. Ne po presim që të vijë raporti nga KQZ-ja dhe të bëjmë dorëzimin në orën 19:00.”, tha sekretari i komisionit Olti Pashaj.