Përfundon protesta e PD, largohet Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha e mbylli fjalën e tij, mori flamurin kuqezi, e valëviti dhe më pas iu drejtua sërish podiumit.
Buzë tij ishte ulur një fëmijë, të cilin Berisha e puthi në ballë. Më pas, zbriti shkallët dhe u largua.
“Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten duke varfëruar e poshtëruar qytetarët ndërsa unë dhe këta protestues këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin”, këto ishin fjalët e tij drejtuar, kryeministrit Rama