Ka përfunduar numërimi i 108 kutive në Qarkun e Durrësit, të kontestuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Pas rinumërimit të votave, LSI jo vetëm nuk ka arritur të marrë vota shtesë, por ka humbur edhe një votë, ndërsa dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë humbur përkatësisht 26 dhe 38 vota.
Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS. Rihapja e kutive më herët për Qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës nuk ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve dhe për pasojë as mandatet e deputetëve të partive përkatëse.