Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhattan pasi u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe pagesa për të blerë heshtjen për lidhjet e tij jashtëmartesore.
Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga seanca, pavarësisht raporteve të mëparshme se ai mund të japë një koment të shkurtër.
Më pas ai hyri në një makinë që priste dhe po kthehej përmes qytetit të Nju Jorkut.
Trump do të kthehet në pronën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku do t’i drejtohet mediave në një konferencë.