Përfundon sot ultimatumi ndaj Ramës, pedagogët përgatiten të hyjnë në grevë urie

Pedagogët mbeten të vendosur për ta çuar në një tjetër hap protestën e nisur prej muajsh për plotësimin e kërkesave të tyre ku më kryesorja është rritja e pagës.

Siç kanë paralajmëruar edhe ditën e djeshme, Sindikata e pedagogëve do të presin deri në orën 16:00 të ditës së sotme për një përgjigje pozitive nga qeveria, në të kundërt do të ngujohen në ambientet e brendshme të një prej sallave të Universitetit Politeknik, në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave të tyre.

‘Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit”, deklaroi Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi.

Nga ana tjetër, pas paralajmërimit të pedagogëve për tu futur në grevë urie, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjete sociale Rama ka sulmuar pedagogët duke thënë se në grevë urie për rritje rrogë futen vetëm njerëzit e pa fe dhe pa atdhe e rublaxhinj pa din e pa imam që nu ki shërbejnë Shqipërisë.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”, shkruan Rama.

Por, cilat janë kërkesat kryesore të pedagogëve?

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *