I dërguari special i SHBA-së Gabriel Escobar ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn. Takimi zgjati rreth 45 minuta.
Escobar mbërriti në selinë e re të PD-së në rreth orës 10:15 minuta, ndërsa shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim. Zyrtari amerikan u prit nga deputeti i PD-së, Gazment Bardhi.
Mësohet se fokusi i takimit kanë qene zgjedhjet e 14 majit. Escobar ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR.
Në orën 11:30 Escobar do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.