Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.
Ai ka thënë se rezultatet nga takimi janë të përziera.
Megjithatë, ka thënë Lajçak, është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë.
“Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak.
Just finished today’s meetings of Chief Negotiators in Brussels. Results are mixed. Regrettably, no agreement was reached on licence plates, however we made progress on other files including energy. The work will continue. pic.twitter.com/UT6GAyrzND
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2022