Përfundon takimi Lajçak-Kurti, diplomati: Nuk biseduam për hapjen e arkivave

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin është shprehur se ata kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe për situatën e dialogut. Gazeta Ekspress shkruan se Lajçak tha se do të takohet gjithashtu me zv.kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi për të diskutuar mbi takimin e radhës mes dy vendeve.

“Ajo çfarë kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por më e rëndësishmja është dialogu dhe situata e tanishme e dialogut… Unë jam këtu për tri ditë, unë do të kem shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për këtë. Unë do të takohem me zëvendëskryeministrin Bislimi tash, për të diskutuar detajet më vonë dhe sikurse e dini do të takohem edhe me partitë e ndryshme politike dhe të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë”, tha ai.

I pyetur nëse është diskutuar për hapjen e arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në, Lajçak u shpreh se nuk është hapur kjo temë.

“Jo, nuk kemi diskutuar për këtë çështje”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *