Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në pasditen e së enjtes, në Bruksel, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Tani ka nisur takimi tjetër ndërmjet Borrellit dhe Lajçakut, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan REL.
Për takimin me Kurtin, Borrell ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social, Twitter.
“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.