Ka përfunduar procesi i votimit në mënyrë elektronike për kreun e Partisë së Lirisë dhe anëtarët e Komitetit Drejtues të kësaj force politike.
Në një deklaratë për mediat, Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, ka sqaruar se rezultati votimit do të publikohet në orën 19:00, pasi të kryhet ehe verifikimi i përfaqësisë gjinore.
“Në këto momente ka përfunduar procesi i votimit elektronik në Partinë e Lirisë për kryetarin e PL dhe për anëtarët e Komitetit Drejtues. Elektronikisht kemi edhe rezultatin. Pasi të verifikohet përputhshmëria e asaj që është pjesa e përfaqësisë gjinore dhe përfaqësisë së rinisë rreth orës 19:00 do jepet rezultati final”.
Kujtojmë se sot mbahet Konventa e parë e Partisë së Lirisë që nga reformimi i saj nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërsa Ilir Meta është i vetmi person i regjistruar si kandidat për postin e kreut të PL.