Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet e kandidatëve për Primaret e Partisë Demokratike në disa Bashki të vendit.
Ndërkohë votimi ka mbaruar, ndërsa votat në disa qytete ende po numërohen.
Më poshtë janë listuar Bashkitë e qyteteve dhe kandidatët fitues:
Shkodër: Bardh Spahia i cili garonte i vetëm në Primare ka marrë 1386 vota pro, 6 kundër dhe 4 të pavlefshme.
Kukësi: Admir Sinamati me 989 vota.
Bulqiza: Defrim Fiku, i cili ka siguruar 453 vota.
Memaliaj: Albert Malaj, me 300 vota.
Vau i Dejës: Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash.
Krujë: Ndriçim Babasi, i cili ka marrë 168 vota.
Selenica: Leonard Rakipaj ka marrë 270 vota nga 500 demokratë që votuan në total.
Skrapar: Eugen Mustafallari. Gjithsej kanë votuar 156 nga 228 demokratë.
Mallakastër: Fitues rezulton Resmi Shanaj me 264 vota.
Patos: Fituese e garës së Primareve është Sofie Alushaj.
Gjirokastër: Dorian Lani.
Berat: Fitues është shpallur kandidati Zija Ismaili me 527 vota.
Kuçovë: Lefter Maliqi.
Poliçan: Behar Xhaferraj.
Libohovë: Kanë marrë pjesë 282 persona ku të gjithë kanë votuar në bllok kandidatin e vetëm Adil Xhelili. Asnjë votë e pavlefshme.
Shijak: Fitues është Rezart Tusha me 333 vota.
Pogradec: Shpallet fitues Zini Tollozhina me 291 vota.
Dimal: Gentjan Meçe ka arritur të fitojë me 187 vota, ndërsa Thoma Rumniçi ka marrë 86 vota. tre fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.
Ersekë: Fitues ka dalë Albert Malaj me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.
Tepelenë: Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.
Këlcyrë: Fitues Arjan Kasaj me 171 vota.
Përmet është zyrtarizuar kandidati i vetëm Edmon Komino.
Devoll: Fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 vota.
Delvinë: Ilir Mehmeti ka dalë fitues me 185 vota. Hasan Alizoti ka marrë 83 vota, ndërsa Bati Cucuri 76 vota.
Lushnjë: Fitues është konfirmuar Eduart Sharka me 1021 vota, duke u shpallur kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Vorë: Fitues është shpallur Indrit Hoxha.