Përgjaken adoleshentët në Tiranë, 16-vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku dy shtetas të mitur kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre.

Dy të miturit me iniciale E.ZH dhe A.A të moshës 16-vjeçare kanë goditur qytetarin G.R, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *