Përgjaken rrugët, aksidentohet për vdekje 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Ballejë-Krastë. Mjeti ‘Mitsubish’ me të cilin udhëtonte viktima, ka dalë nga rruga.

Mësohet se i riu me inicialet D.GJ, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti me pasoja tragjike.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *