Dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik që u shënua mesditën e sotme në fshatin Kolonjë të Lushnjes, nuk janë babë e bijë sikundër u raportua më herët. Policia tashmë ka bërë me dije identitetet e viktimave. Ata janë Xhezmi Oshafi, 68 vjeç dhe Aurora Basha, 22 vjeçe.
Mësohet se Oshafi ishte taksist dhe bënte linjën Berat- Lushnje, ndërsa Basha ishte pasagjere në mjetin e tij. Të dy nuk kishin asnjë lidhje familjarë me njëri-tjetrin.
Basha e kishte marrë si taksist Oshafin dhe ky i fundit humbi kontrollin e mjetit në hyrje të fshatit Kolonjë. Për fat të keq, mjeti në të cilën po udhëtonin të dy ka rënë nga ura në kanalin me ujë ku dhe është përmbytur. Të dy personat që ndodheshin brenda makinës, vdiqën në vend.