1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamzë.
Si pasojë e plagëve të marra 82- vjeçarja që po udhëtonte bashkë me katër persona të tjerë nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa, shoferi dhe tre pasagjerët e tjerë janë duke marrë kujdes shëndetësor te spitali i Traumës në Tiranë. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit A. B., 41 vjeç dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç e A. M. dhe B. M., që janë të mitur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 kur 41-vjeçari, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal.