Përgjaket rruga ‘Egnatia’ në Greqi/ Furgoni me emigrantë tenton t’i ikë policisë, por… mbeten 7 viktima nga aksidenti fatal

Policia greke u vu në ndjekje të një furgoni që po transportonte emigratë të paligjshëm këtë mëngjes, por sapo pa se po ndiqej, drejtuesi i mjetit, një shtetas moldav shtoi shpejtësinë.

Për pasojë, shtatë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, nga marrëzia e moldavit që kërkonte të bënte trafik qeniesh njerëzore.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në kufirin greko-turk, në rrugën “Egnatia”.

Mediat greke shkruajnë se policia u vu në ndjekje të një furgoni që po transportonte emigratë të paligjshëm, por sapo pa se po ndiqej, drejtuesi i mjetit, një shtetas moldav shtoi shpejtësinë.

Nga shpejtësia e madhe furgoni doli nga rruga kryesore, u përplas me bordurat anësore dhe përfundoi i përmbysur.

Emrat e viktimave dhe të të plagosurve nuk dihen ende. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, gjë që mund të bëjë që bilanci i këtij aksidenti të rëndohet.

/Priza.al/

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *