Kreu i partisë së Lirisë është pyetur gjatë konferencës ditën e sotme pas nënshkrimit të marrëveshjes me PD nëse do të mbante përgjegjësi nëse do të humbin zgjedhjet e 14 majit përball Ramës.
Meta devijoj pyetjen duke u shprehur se me Berishën kanë fituar përballë Ramës, edhe kur kanë pasur kandidat Bashën.
Pyetje: Nuk është hera e parë që PD dhe PL nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Dyshja Berisha-Metaj nëse ky koalicion nuk shkojnë në fitore do të mbajnë përgjegjësi për humbjen?
Berisha: Me Bashën vetëm humbje ka pas, me Berishën ka vetëm fitore, kaq kisha unë.
Metaj: Madje fitore duke patur kandidat dhe Bashën. Ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Rama para se të fillonte, kjo është një ndeshje e vërtetë pa kompromis, është ekzistenciale për qytetarët tanë, ekzistenciale për të ndaluar rënien e shtetit të së drejtës, mjafton raportin i fundit, Shqipëria e 84-a po përkeqësohet.