Përgjigjen nga qeveria e presim deri nesër/ Kovaçi: Gati për të hyrë në grevë urie

Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi ka reaguar sërish në lidhje me protestën e pedagogëve.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi tha se ditën e nesërme pedagogët do hyjnë në grevë urie nëse nuk do të ketë asnjë përgjigje nga ana e qeverisë lidhur me kërkesat e tyre.

Kovaçi tha se pedagogët do të presin përgjigje deri në orën 16:00, si dhe nëse përgjigja do të jetë negative atëherë 10 pedagogë do të hyjnë në grevë urie.

“Presim përgjigje nga qeveria deri në orën 16:00, më pas do nisim grevën e urisë, do jetë simbolike e përbërë nga rreth 10 pedagogë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *