Përgjimet, kishin nxjerrë në skenë një partner ideal si Rezart Taçi, ish-bossi i naftës, që një gjigand si ARMO e shndërroi në karakatinë,me skemat që çuan në xhepat e tij miliona euro. Pas disa vitesh në hije, magjistari i skemave rishfaqej si garant i transfertave dhjetëra milionëshe të mafias.
“Premtohen 3 milionë e 88 mijë euro për Daniele Cestagali dhe Rezart Taçi të cilët duke shfrytëzuar lidhjet me persona që ushtrojnë funksione apo janë të ngarkuar me detyra shtetërore në shtete të tjera.”
Pra, për Taçin ishte parashikuar një komision për shërbimet e tij, por ai vetë mohon çdo akuzë, duke i konsideruar si vazhdë e persekutimeve.
Prokuroria italiane i referohet edhe një komunikimi të 28 Majit të vitit 2021 mes italo-zviceranit Daniele Cestagali dhe Rezart Taçit ku thekson se edhe qytetari shqiptar është i përfshirë në këtë biznes.
“Ndërmjetësuesit u përpoqën tu ofrojnë palermitanëve mundësinë për të përfshirë një kompani nafte të Taçit për të realizuar transferimin në Singapor në një transaksion për blerje nafte”.
Në një telefonatë me financierin e mafiozëve Petruzzela, ndërmjetësi italo-zviceran Daniele Cestagalli i ofron mjaft qartë mundësinë e realizimit të transaksionit përmes kompanisë së Taçit, të cilin për më tepër e konsideron vëlla.
“Hej, në lidhje me çfarë kemi folur më parë për kompaninë e naftës së rezart Taçit, nëse na duhet ndihmë, vëllai ta vë në dispozicion pa asnjë problem, pra, mund të mbështetesh edhe në këtë fakt dhe kështu gjithçka është më e thjeshtë edhe për ty.”
Madje, është përgjuar edhe një telefonatë tjetër e Cestagallit me Taçin ku i shpreh falenderimet nga ana e palermitanëve për shërbimet e tij.
“Të falenderon jashtë mase…mund të jetë gjëja e duhur edhe të falenderon, kë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën.”
18 Qershor 2021. Në aeroportin e Rinasit, zbresin dy shtetas italianë. Një i moshuar rreth të 90-ve që shoqërohej nga një 60-vjeçar. Të dy, dukeshin krejt normal por në Itali, plaku njihej si një prej eksponentëve të rëndësishëm të mafias më famëkeqe “Cosa Nostra”.
“Rezulton e provuar që Francesco Zummo kishte menaxhuar me mençuri resurset e pafundme monetare të Cosa Nostras në vitet ’70 ‘80”
Zummo, po vinte në Shqipëri, për të bërë atë që dinte të bënte mirë prej dekadash, pastrimin dhe qarkullimin e parave të bosëve të mëdhenj të mafias. Plaku, siç njihej në radhët e mafias konsiderohej njeriu kyç i operacioneve financiare edhe vitet e fundit.
“Ku po pensionohen mafiozet e vjetër të Sicilisë, një nga hipotezat e ngritura, janë 4-5 mijë fmailje që pensionohen në Shqiëpri, vijnë nga Italia e jugut e thonë jemi pensionistë e këtu jetohet më mirë se në Itali për shkak të kostove. Ne nuk duhet ti paragjykojmë, por disa duhen verifikuar”u shpreh Evin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.
Ka dyshime, se shuma prej 18.3 milionë eurosh të bllokuara në Tiranë nga SPAK, janë pjesë e thesarit të lënë pas nga Toto Riina. Ai njihet si “capo dei capi”, bosi i bosëve të cosa nostras i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.
“Bernardo Provenzano pësoi të njëjtin fat si Toto Riina, por kush është pasardhësi i tyre, ai është Mesaina Denaro një ndër 10 më të kërkuarit në botë, ai kalonte pushimet në Greqi dhe dyshohet se mund të ketë qenë dhe në Shqiëpri” u shpreh Ervon Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.
Shoqëruesi i Zummo-s, Fabio Petruzzela, ishte financieri që kujdesej për të bërë gjithçka gati përmes lidhjeve të tij në Tiranë.
“Shoqëron personalisht Francesco Zummo në Tiranë dhe në datë 18 qershor e asiston për hapjen e një llogarie në Alpha Bank”
“Po paratë e Cosa Mostras ku janë? 80 % të sekuestruara nga Italia. Po 20% ku janë? Ku përfshihet pjesa e Toto Riinas sidomos, që i përkiste kupolës së madhe, janë cash dhe sigurisht duan të humbasi gjurmët, zgjidhja ka qenë të dalin jashtë Italisë dhe duhet të gjejnë folenë në sisteme të dobëta bankare, ku sistemet janë të dobëta” u shpreh Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.
/Burimi: TCH/