‘Efektet’ klimatike prekin liderët global?! Pas Presidentit Biden edhe Kryeministri Johnson, i fut një dremitje të ‘vogël’… në konferencën e OKB

Qesharak, të lodhur, të përgjumur, të pakujdesshëm, të paaftë, të pasjellshëm, deri… të “menderosur”! Kjo është pamja e liderëve global që janë mbledhur në Glasgow të Skocisë, për të diskutuar gjoja për fatin e planetit Tokë.

Pikërisht kur bota po pret me ankth se çfarë vendimesh do të merren në konferencën e OKB-së për Klimën që po mbahet në Skoci, nga liderët globalë të mbledhur aty, situata nga tepër serioze kthehet në komike.

 Video/ Ndodh edhe kjo! Presidenti Biden ‘dremit’ në konferencën për Klimën në Skoci

Liderët duket se vetën për efektet klimatike nuk e kanë mendjen, madje e kanë aq në “terezi” punën, sa pikërisht kur po diskutohet fati i Tokës, ata ja marrin me gjumë dhe çfarë gjumi… mu në mes të konferencës.

I pari ishte Presidenti amerikan Joe Biden, i cili ditën e djeshme dremiti në karrige për të paktën 22 sekonda, gjatë konferencës së klimës, ndërsa sot një tjetër lider botëror e ka zënë gjumi gjatë konferencës “COP26” në Glasgow.

144748465 857701c9 1ecc 4a37 8333 Bd398fe48898

I ulur pranë Sir David Attenborough dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kryeministri britanik Boris Johnson, shihet që gjatë gjithë kohës qëndron me sy të mbyllur dhe pa maskë, duke dremitur.

Fotot e 57-vjeçarit kanë bërë sot xhiron e botës, në një kohë që përveç hilaritetit dhe sarkazmës së bërë në mediat e botës, është ngritur një pyetje: “Mos vallë e gjithë kjo është një kotësi e radhës dhe liderët botërore nuk duan fare t’ja dinë?”.

foto galeri

Konferenca “COP26” në Glasgow u përshkrua si shpresa e fundit për veprime serioze kundër ndryshimeve klimatike, në një kohë që shkencëtarët në mbarë botën kanë thënë se jemi vetëm “1 minutë larg mesnatës”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *