Elbasan/ Qytetari i shqetësuar për sëmundjen: Ngjitet nga njëri tek tjetri

Një punonjës i urgjencës së Elbasanit ka raportuar një rast të një sëmundjeje që sipas tij po përhapet masivisht.

Ai shkruan se mbi 10 veta deri më tani kanë mbërritur me këto shenja që konsistojnë në puçrra që shkaktojnë krruarje. Qytetari shton se përhapet nga një person tek tjetri dhe është tejet ngjitëse. Në urgjencë qytetarët kanë marrë një gjilpërë lundër alergjisë por sipas tij nuk ka funksionuar.

Ai shton se personat që janë paraqitur kanë pasur njohje mes tyre, por e sheh që rrezja e përhapjes po zgjerohet edhe në individë të ndryshëm.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *