Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD/ Xhaferaj: Maskaradë që dëmton opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka folur sit për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, në një deklaratë nga selia e Kuvendit.

“4 deputetët janë kolegë të respektuar që i rri shumë kostumi i deputetit opozitar. Jam njohur përmes medias për këtë vendim. Unë jam marr e do merrem me qeverinë, ka kolegë të tjerë që merren me qëndrimin brenda grupit opozitar” – u shpreh deputeti.

Xhaferraj tregoi asnjëherë nuk ka votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Ai e konisderoi vendimin një maskasadë që dëmton sipas tij opozitën. I pyetur nëse do kërkojë shkarkimin e kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj pas këtij vendimi, Xhaferaj tha se do të firmosë cdo kërkesë që ka për qëllim forcimin e opozitës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *