Përjashtimi i Berishës e vuri me ‘shpatulla’ pas muri, justifikohet Basha: Dua të mbroj PD-në, nuk mund ta fus në votim sepse…

Debate të forta janë shkaktuar mbrëmjen e sotme anë e mbanë Shqipërisë rreth vendimit të Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike

Blendi Fevziu, nga studio e “Opinion” zbuloi se Basha ka thënë gjatë mbledhjes së PD se ai ka marrë përgjegjësinë për këtë vendim duke thënë se ky është vendimi i tij i jetës dhe po e bën se do të mbrojë Partinë Demokratike.

‘Ky është vendimi i jetës time, e marr vetë këtë përgjegjësi, s’ka punë askush tjetër, e bëj sepse dua të mbroj Partinë Demokratike. Nuk mund ta fus në votim sepse nuk dua që PD të çahet’.

Kundër vendimit për përjashtimin e Berishës ishin Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luciano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Vetë Berisha ripërsëriti se ky vendim ishte ‘nul’ dhe inekzistent. Nuk ka asnjë kompetencë kryetari të marrë një vendim të tillë’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *