Përjashtimi i Berishës/ Salianji: Kishte ardhur koha të thuheshin disa të vërteta, Basha nuk kishte arsye personale

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka thënë mbrëmjen e sotme i ftuar në ‘Real Story’ se kryedemokrati Lulzim Basha, nuk ka pasur asnjë arsye personale për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se  kishte ardhur koha për të reaguar dhe për të thënë disa të vërteta. Sipas tij interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë primare.

“ Unë mendoj që duhej përballur si argument dhe duhet që të gjitha arsyer e atij vendimi të detyruar duhet shpjeguar. Nuk është vendimarrje emocionale, personale apo e marrë  me mllef, por është vendimarrje në interes të Partisë Demokratike. Është shfrenim fantazie të mendosh që Basha ka pasur arsye personale. Interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë të çështjet kryesore. Nëse PD-së i heq marrëdhëniet me SHBA-të gjeje se çfarë ndodh. Të gjithë ata që tentojnë të përfudojnë nga kjo situatë duke krijuar tensione siç kanë krijuar parti në zgjedhje dhe tani dalin dhe bëjnë sikur këtyre iu dhimbset partia. Pavarësisht strategjisë së Bashës si kryetar ka ardhur momenti që disa të vërteta duhen thënë. Lulzim Basha pavarësisht përqyeshmërisë, kundërshtive, referendumit të bërë është kryetar i PD-së për 4 vite dhe e gjithë vendimarrja e tij do të gjykohet me kohën”- tha Salianji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *