Përjashtimi i Berishës/ Shpërthen Nishani: Basha të japë dorëheqjen, ka përdhosur institucionet e PD-së

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha se Brisha është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD derisa të zbardhet e plotë nga DASH, vendimi i shpalljes së Berishës non-grata.

Nishani ka theksuar se Basha me këtë vendim ka dhunuar procesin zgjedhor në PD, duke shtuar se duhet të jepte dorëheqjen menjëherë pasi ka përdhosur institucionet e PD.

“Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën, pa e mbështetur në rregulla. Basha ka marrë votat e demokratëve, me Berishën në listë. Ka përjashtuar Berishën nga PD pa respektuar asnjë nen të PD-së, ai ka praktikisht ka dhunuar procesin zgjedhor. Dakord se Basha ka marrë vendim që të përjashtojë Berishën, por kush forum e mori këtë vendim? Basha duhet të japë sot dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së. Duhet të japë dorëheqjen se ka përdhosur institucionet të PD-së. Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës, Partia Demokratike nuk mund të ketë në krye një klepto-rilindas”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *