Byroja e Kuvendit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet deputetët e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe Flamur Nokën, si dhe për 5 ditë Edi Palokën dhe Belind Këlliçin.
Pas vendimit të një dite më parë, deputetët demokratë ankimuan vendimin. Ata u përpoqën të futen në seancën paramentare që po zhvillohet, por nuk u lejuan nga punonjësit gardës.