Përjashtimi i deputetëve të PD/ Meta: Manovër e Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij

Ilir Meta ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në të cilë ka folur për zgjedhjet e 14 majit dhe situatën e krijuar në Partinë Demokratike pas përjashtimit të 4 deputetëve.

Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD është një prej manovrave të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij. Madje, Meta tha se të katërt kanë reflektuar sepse kërkojnë që të vendosin  Salianjin në krye të grupit parlamentar, edhe pse ai ka qenë kundërshtar i ‘Foltres’ dikur.

“Të gjitha përpjekjet për të shpërqendruar debatet nga çështje të rëndësishme, sidomos nga skandalet që dalin çdo ditë nga oborrët, oxhakët dhe dyshekët e rilindjes. Qëndrimi im se kush është Partia Demokratike është i qartë dhe është i marrë nga shqiptarët më 6 mars. Unë respektoj vullnetin e popullit” – u shpreh Meta.

U pyetur për rezultatet e zgjedhjeve lokale në Shkodër, kryetari i bashkisë së të cilës vjen kryesisht nga rradhët e demokratëve, ai u shpreh se është i bindur se do ta fitojë opozita. “Flamuri i lirisë do të ngrihet dhe dy kate më lart në Shkodër me 14 maj” – shtroi kryetari i Lirisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *