Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka mbajtur fjalën e saj para protestuesve të mbledhur para Kuvendit.
Topalli tha se nuk kishte ndodhur kurrë që në 3 dekada të përjashtohet gjysma e deputetëve të një grupi parlamentar. Më tej ajo shtoi se gjatë kohës kur PD ka qenë në pushtet, nuk ishte rrëzuar kurrë një kërkesë e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor.
“Në 3 dekada, nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndihet i sigurtë kur të shkojë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelencë. Nuk ka ndodhur kurrë të mos ngrihet një komision hetimor kur e ka kërkuar opozita.
Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor. Jam e pafjalë! Gjatë këtyre vendimeve, Shqipëria ka vuajtur dhe është boshatisur si kurrë më parë. Pushteti i parasë bleu kryetarin e opozitës, blen këdo që mos të flasë. Vjen një moment kur njeriu thotë prit pak, ka momente në jetë kur njeriu ndihet i pafuqishëm por kurrë momente që njeriu të ndalojë së protestuari. Ky në 9 vite ka përzënë nga Shqipëria mbi 900 mijë shqiptarë, janë njerëzit tanë, janë fëmijët tonë që kanë marrë rrugët e botës. Kryetaren e Parlamentit e paskan fshehur sot. Ky që shikoni aty (Taulant Balla) ishte i pari që dilte me bilbil, për 3 muaj rresht, merrnin altopolantë dhe asnjeri nuk i ka nxjerrë nga parlamenti”, tha Topalli.