Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti është përjashtuar nga seancat plenare. Kjo masë u mor sot nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e cila e arsyetoi vendimin duke thënë se deputetja krijoi në zhurmë në momentin kur në sallë po fliste një deputet.
Ditën e sotme u përjashtua me 10 ditë nga seancat plenare edhe deputeti demokrat, Edmond Spaho.