Përjashtoi Berishën nga grupi i PD, reagon ambasada e SHBA: Vendimi i vështirë i Lulzim Bashës meriton respekt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas vendimit të marrë dje nga kreu i demokratëve Lulzim Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD deri në sqarimin e akuzave për korrupsion nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

POSTIMI

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *