Në orët në vijim vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm. Atyre i kërkohet që për çdo nevojë urgjente të kontaktojë me Shërbimet Publike të Bashkisë.
Njoftimi i Bashkisë së Vlorës
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.
Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!