Sipas një njoftimi të Kishës Katolike në Vatikan, Papa Françesku është sëmurë dhe për këtë arsye do të anulojë të gjitha planifikimet për ditët e ardhshme.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore, Papa Françesku nuk mori pjesë në shërbim dhe nuk u takua me besimtarët”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, por nuk dha detaje të mëtejshme për shëndetin e Papës.
Kujtojmë se Papa Françesku u shtrua në spital për disa ditë për shkak të bronkitit marsin e kaluar.