Përkeqësohet situata e motit, paralajmëron Peleshi: Pesë qarqet ku rrezikohen përmbytjet

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim në orët e para të mëngjesit të sotëm ku bën të ditur se pesë qarqe të vendit mund të rrezikojnë përmbytjet.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pohoi se në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.

“Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence”, thuhet në njoftimin e Peleshit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *