Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja me armë zjarri që ka ndodhur në Francë, ku mbetën të plagosur tre shtetas.
Mediat e huaja shkruajnë se të plagosurit janë të moshës 34, 31 dhe 21 vjeç, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Mercyt, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve policore, për ngjarjen e rëndë, ku ka pasur rreth 10 të shtëna me armë, është arritur të vihet në pranga një 39-vjeçar shqiptar nën akuzat “tentativë vrasje”, “armëmbajtje pa leje të kategorisë B” dhe “dhunë e rëndë”.
Të nesërmen e ngjarjes, mësohet se kafeneja dhe snack bari i të dyshuarit, janë goditur rreth 20 herë me armatim të rëndë të llojit kallashnikov.