Përleshje masive mes shqiptarëve dhe rumunëve, 4 të plagosur përfundojnë në spital

Një sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve ka lënë katër të plagosur në qendër të Caprarola-s në Itali. Policët kanë gjetur të shtrirë në tokë dy shqiptarë, vëllezër, të cilët kishin plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa panë se po vraponin dy persona të tjerë.

Pasi ndoqën, policët i kapën edhe dy të rinjtë duke i sjellë në vendin e ngjarjes, ndërsa njoftuan autoambulancën që të merrnin shqiptarët e plagosur për t’i dërguar në spital.

Nga ana tjetër policia konstatoi një person, i cili po qëllonte me shkelma dhe thikë dy rumunët e lidhur në makinë. Pasi e ndaluan, ata konstatuan se personi që po qëllonte rumunët ishte babai i shqiptarëve të plagosur prej tyre me thikë.

Pas daljes nga spitali ata duhet të japin llogari për plagosje me dashje e thikë, ndërsa babai i të riut është shoqëruar tashmë në polici.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *